Dominim absolut/ Shkodra U17 shpallet kampione dhe ngjitet në Superligë pa asnjë humbje

Publikuar me datë:

Një sezon perfekt, i mbyllur me trofe dhe rikthim në elitën e futbollit shqiptar të moshave. Ekipi Shkodra U17 është shpallur kampion në Kategorinë e Parë për U17, duke siguruar ngjitjen në Superligë pa njohur asnjë humbje gjatë gjithë sezonit.

Skuadra shkodrane zhvilloi një kampionat mbresëlënës, duke dominuar rivalët me rezultate pozitive, disiplinë taktike dhe lojë bindëse nga fillimi deri në fund.

Ky sukses vjen si fryt i punës së vazhdueshme të stafit teknik dhe përkushtimit të futbollistëve të rinj.

Trajneri Arber Shytani vlerësoi jo vetëm suksesin sportiv, por edhe kulturën sportive që skuadra tregoi gjatë gjithë sezonit.

“Kemi qenë shembull edhe si ekip Fair Play dhe kjo më gëzon edhe më shumë. Kemi marrë përgëzime nga zyrtarë të FSHF për kulturën dhe disiplinën e treguar në fushë, sidomos në një kohë kur po shohim skena banale kudo”, u shpreh Shytani.

Ngjitja në Superligë pa asnjë humbje konsiderohet një arritje e rrallë dhe një sinjal pozitiv për të ardhmen e futbollit të moshave në Shkodër, qytet që vijon të prodhojë talente për futbollin shqiptar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Paraburgim për 5 të arrestuarit për rastin “Reçaku II”, dyshohen për krime lufte!

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e...

Tabaku: Integrimi europian kërkon shtet ligjor dhe institucione të forta!

Deputetja e Partia Demokratike, Jorida Tabaku, ka zhvilluar një...

U vra me breshëri plumbash në Mirditë, del fotoja e Valter Lleshit

Personi në foto është 45-vjeçari Valter Lleshi, i cili...