‘Do të të copëtoj, njerëzit e bardhë nuk të mbrojnë dot’/ Kërcënonte amerikanët nga Shqipëria, akuzohet 37-vjeçari

Publikuar me datë:

Një person është vendosur nën akuzë pasi u dërgonte kërcënime të rënda me vdekje njerëzve në Nju Xhersi dhe Pensilvani të SHBA

Nga Tonlann Antonelli, NEWS12 NEW JERSEY

Një burrë që aktualisht jeton në Shqipëri është akuzuar se u ka dërguar viktimave, përmes mesazheve me tekst dhe mesazheve zanore, kërcënime me vdekje dhe mesazhe ngacmuese gjatë një periudhe prej më shumë se një viti.

Jarvis Shabazz, 37 vjeç, u akuzua zyrtarisht të hënën për tetë akuza për kërcënime ndër-shtetërore dhe dy akuza për përndjekje kibernetike (cyberstalking), sipas prokurorit amerikan Robert Frazer.

Në aktakuzë, prokurori amerikan deklaron se më 10 tetor 2022, Shabazz la një mesazh zanor ku kërcënonte se do të vriste një viktimë.

Ai tha se do të “copëtonte trupat”.

Një javë më vonë, ai la një tjetër mesazh zanor, duke i thënë viktimës: “Dua që të më kuptosh mirë. Ti do të vdesësh nga duart e mia. Njerëzit e bardhë nuk mund të të mbrojnë. Dhe fëmijët e tu do të pësojnë të njëjtin fat”.

Autoritetet thonë se Shabazz vazhdoi të dërgonte mesazhe kërcënuese për 15 muaj, duke ndryshuar shpesh numrin e telefonit në mënyrë që të mund të vazhdonte kërcënimet pasi viktimat ia kishin bllokuar numrin.

“Kërcënimet e Shabazz ishin të mbushura me përshkrime të dhunshme, referenca fetare, epitete raciste dhe gjuhë të pahijshme,” tha prokurori amerikan.

Nëse shpallet fajtor, Shabazz mund të përballet me deri në 50 vjet burg, si edhe me një gjobë deri në 250.000 dollarë për secilën akuzë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...