“Dita e Praktikantit”: Shkolla “Hamdi Bushati” në Shkodër organizon panair

Publikuar me datë:

Në kaudër të ditës së praktikantit shkolla e mesme profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër organizoi një panair me punime dhe gatime të realizuara nga vetë nxënësit.
Merita Zeneli, drejtorja e shkollës tregon se panairi shërben si një mundësi më shumë për të promovuar talentin dhe përkushtimin e nxënësve, ndërsa i ndihmon të fitojnë eksperiencë dhe njohuri për profesionet e tyre të ardhshme.
Vetë nxënësit tregojnë se praktikat profesionale po i ndihmojnë për përfitimin e sa më shumë njohurive si profesionistë të ardhshëm.
Në këtë panair përveç nxënësve dhe stafit të mësuesve ishin edhe shumë prej bizneseve të ndryshme të Shkodrës në fushën e kulinarisë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related