Dita e 24 e protestës qytetare, protestuesit para Kryeministrisë: “Më 4 korrik bashkohet edhe diaspora”

Publikuar me datë:

Për të 24-ën ditë radhazi, qytetarë të mbledhur në Tiranë vijuan protestën e tyre para godinës së Kryeministrisë, duke përsëritur kërkesën për largimin e qeverisë aktuale dhe ngritjen e një qeverie teknike tranzitore.

Tubimi nisi në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë, ku u lexuan kërkesat dhe u mbajtën fjalime. Mes thirrjeve kryesore ishte dorëheqja e kryeministrit dhe e kabinetit qeveritar, si edhe krijimi i një qeverie jopartiake me mandat njëvjeçar.

Organizatorët njoftuan gjithashtu se më 4 korrik protestës pritet t’i bashkohen edhe shqiptarë nga diaspora.

Në deklaratën e lexuar para Kryeministrisë, protestuesit kërkuan ndryshime kushtetuese dhe ligjore, përfshirë reformimin e Kodit Zgjedhor, ndryshime në financimin e partive politike, si dhe vendosjen e kufizimit të mandatit të kryeministrit në jo më shumë se dy mandate gjatë gjithë jetës politike.

Po ashtu, ata kërkuan shfuqizimin e disa ndryshimeve ligjore, mes tyre ato që lidhen me Zonat e Mbrojtura, Trashëgiminë Kulturore, “Paketën e Maleve” dhe statusin e Investimeve Strategjike.

Sipas protestuesve, pas realizimit të këtyre kërkesave synohet hartimi i një kontrate të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, përmes konsultimeve me ekspertë, intelektualë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ndodh në Korçë! Ambulanca përplas të moshuarin me biçikletë, arrestohet shoferi

Një i moshuar është përplasur nga një ambulancë mbrëmjen...

Protesta e 105-të kombëtare, qytetarët dhe diaspora sot në shesh

Mbahet sot protesta e 105-të kombëtare kundër qeverisë së...

Dashuria, karriera, paratë, njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 12 shtator 2026

DashiPërqendrohu te gjërat që i njeh mirë. Nuk është...