Diaspora: Bëhemi gati nga Londra drejt Shqipërisë për protestën e 20 qershorit

Publikuar me datë:

Një grup shqiptarësh nga diaspora ka njoftuar një autokolonë që do të niset nga Londra drejt Shqipërisë, me qëllimin për të marrë pjesë në protestën që do të zhvillohet të shtunën, më 20 qershor 2026, në orën 18:00.

Sipas organizatorëve, mbërritja do të bëhet nga Londra me destinacion Belgjikën, fillimisht me 45 automjete.

Gjatë rrugës, pritet që t’i bashkohen edhe qytetarë shqiptarë me automjetet e tyre nga Belgjika, Gjermania, Zvicra, Italia, Austria, dhe vende të tjera të Evropës.

Autokolona pritet të arrijë në Shkodër të premten në mbrëmje ose herët të shtunën.

Siç njoftohet, në Shkodër do të vendoset një banderolë e madhe që do të shoqërojë autokolonën deri në Laprakë, Tiranë.

Pjesëmarrësit pastaj do të vazhdojnë këmbë për në Kryeministri, për t’u bashkuar me protestën që ka nisur prej disa ditësh në vend.

Organizatorët po ashtu i bëjnë thirrje për shpërndarjen e këtij njoftimi në të gjitha komunitetet shqiptare jashtë vendit, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes dhe angazhimit qytetar.

Mesazhi përfundon me thirrjen: Të gjithë bashkë ia dalim. Sot më shumë, nesër edhe më shumë. Forca Shqipëria ime!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...

Kryeministri: Bashkimi Vlorë–Selenicë, në funksion të fuqizimit ekonomik e social të komuniteteve

“Diskutim për bashkimin Vlorë–Selenicë, në funksion të fuqizimit ekonomik...