Dhunimi i protestuesit në Zvërnec, Hita pranon dështimin e policisë: U shfaq jo profesionale!

Publikuar me datë:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka dënuar atë se çfarë ndodhi në protestën e zhvilluar në Zvërnec dy ditë më parë, ku një qytetar u dhunua dhe u tërhoq zvarrë nga dy persona, pjesë e kompanisë private të sigurimit.

Në një konferencë për mediat nga qyteti i Vlorës, Hita tha se e gjithë përgjegjësia ishte e drejtorisë vendore, duke theksuar se ajo trupë policore “në turpëron të gjithëve”.

Hita deklaroi më tej se është ngritur një grup i posaçëm hetimor si dhe ka nisur një hetim disiplinor për të gjithë zinxhirin komandues të Policisë Vlorë.

“Policia u shfaq e fjetur dhe jo profesionale, duke mos arrestuar punonjësin që goditi me grusht qytetarin, ajo trupë na turpëron të gjithëve. Prandaj kam urdhëroj që prej pasdites së datës 30 maj të ngrihet një grup i posaçëm hetimor për të hetuar veprimet e kryera gjatë protestës, si dhe kam urdhëruar drejtorin e standardeve në policinë e shtetit e cila ka nisur hetim disiplinor për zinxhirin komandues të policisë Vlorë”, – tha ndër te tjera Hita.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Lezhë/ Atentat me armë zjarri, qëllohet mbi një makinë në lëvizje

Një incident me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e...

Shpëtohet familja në Koplik, po u digjej shtëpia

Një shtëpi në Gruemirçezmë u mbrojt nga shkatërrimi tërësor...

Vllaznia triumfon ndaj Burrelit

Vllaznia vijon të shfaqë nivel të lartë në ndeshjet...