DETAJE nga zhdukja e Eglant Koçit, kontrolle në zonën e Pëllumbasit, çfarë dyshohet

Publikuar me datë:

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga zhdukja e 34-vjeçarit Eglant Koçi.

Policia po kryen kontrolle për gjetjen e trupit në disa zona. Pas kërkimeve në Krrabë, Elbasan dhe Librazhd, kërkimet janë fokusuar në zonën e Qafëmollës dhe në Pëllumbas, zona që dyshohet se janë të njohura dhe që frekuentoheshin shpesh nga autori i krimit, 41-vjeçari Armand Shakaj.

Burime bëjnë me dije se ka dyshime se pas ngjarjes makinat e tij të jetë parë në zonën e Pëllumbasit.

Shakaj u pikas që në fillim të denoncimit nga familjarët e Eglant Koçit dhe është një ndër personat e parë që u mor në pyetje nga policia. Pas këqyrjes së tabulateve telefonike rezultoi se personi i fundit që kishte kryer telefonatë Koçi kishte qenë Shakaj. Për këtë arsye ai thirr dhe u mor në pyetje nga komisariati nr.2, ku ai deklaroi se nuk kishte dijeni se edhe vetë ishte i shqetësuar që Koçi kishte humbur gjurmët.

Burime bëjnë me dije se kur ka dalë nga komisariati pas marrjes në pyetje ai është ndeshur edhe me familjarë dhe të afërm të Eglant Koçit ku i ka thënë se ishte bërë merak edhe ai dhe se kur ta gjenin t’i thonin që ta merrte në telefon.

Policia e ka mbajtur në vëzhgim Shakaj edhe pas marrjes në pyetje por ai ka humbur gjurmët duke u larguar dhe fshehur. Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë ditë më pas u vërtetua se Shakaj kishte rrëmbyer mikun e tij Eglant Koçin. Sipas sistemit TIMS rezulton që nuk ka dalë jashtë vendit dhe policia dyshon se ai fshihet brenda vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Një i vdekur dhe 10 të plagosur, të shtëna me armë zjarri në Teksas

Një person ka humbur jetën dhe nëntë të tjerë...

Alarm për bombë në tragetin Blue Star 2, mbi 1.000 persona në bord

Pas një telefonate anonime që paralajmëronte një bombë në...

Publikohet grupi i tretë ti dosjeve të UFO-ve nga SHBA

SHBA ka publikuar një seri të tretë dokumentesh të...

Bie zjarr në një ndërtesë në Vlorë, shkak dyshohet shkëndija elektrike

Një incident i rëndësishëm është ndodhur në një banesë,...