Deputetja Marjana Koçeku denoncon sulmet online: Ushtri virtuale patronazhistësh më kërkon të lë mandatin

Publikuar me datë:

Deputetja e Shkodrës, Marjana Koçeku, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke pretenduar se prej disa ditësh po përballet me sulme nga profile të rreme dhe persona që, sipas saj, i kërkojnë të dorëzojë mandatin.

Koçeku deklaron se largimi nga mandati do të ishte i lehtë për të, por thekson se nuk do t’i hapë rrugë asaj që e cilëson si presion të organizuar ndaj zërave kritikë.

“Kam zgjedhur pavarësinë e përfaqësimit në parlament dhe çmimi i të folurit lirshëm ka qenë i lartë”, shkruan deputetja, duke akuzuar funksionarë të shtetit për organizimin e një fushate denigruese përmes rrjeteve sociale.

Në reagimin e saj, Koçeku pretendon se ekzistojnë një numër i madh profilesh false që përdoren për presion online dhe se gjatë periudhave të protestave është shtuar, sipas saj, sulmi ndaj kritikëve të qeverisë.

“Kjo nuk duhet të jetë republika e falsitetit dhe e fantazmave online”, përfundon deputetja në reagimin e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Përfitoi 325 milionë dollarë në 30 vite, ekzekutohet ish-zyrtari në Kinë

Një gjykatë në Kinë ka dënuar me vdekje ish-zyrtarin...

Rama pranon shpenzimin 4 milionë euro për koncertin e Kanye West

Kryeministri Edi Rama pranoi publikisht se shteti shqiptar ka...