Dëmtohet një 75-vjeçar nga Shkodra, ra në një terren të thepisur në Shalë

Publikuar me datë:

Shkodër / Informacion fillestar

Rreth orës 13:30, në zonën e Shalës, një qytetar 75-vjeçar me inicialet P. B., banor i Shkodrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht në një terren të thepisur malor, duke pësuar dëmtime fizike si pasojë e rrëzimit.

Pasi u mor njoftimi, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë së bashku me ekipin e urgjencës mjekësore.

Po ashtu, drejt vendit të ngjarjes është nisur grupi hetimor, i cili, nën udhëheqjen e Prokurorisë, do të kryejë të gjitha veprimet e nevojshme për të zbardhur rrethanat e plotë të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Forcat RENEA dhe FNSH zbarkojnë në Shkozet, aty ku dyshohet se qëndronte Ergys Agasi

SPAK dhe BKH kanë ushtruar kontrolle mëngjesin e sotëm në disa banesa në Tiranë, përfshirë banesat e drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë. Syri mëson se kontrolle janë kryer dhe në Shkozet të Durrësit. Syri sjell pamje ekskluzive ku […]

Turisti gjerman rrëshqet në terren të thepisur në Habilaj, lokalizohet nga policia

Një turist gjerman ka rrëshqitur në një pjesë të...