Një problem në sistemin elektrik ka penguar zhvillimin e mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Shkodrës, e cila është anuluar për shkak të defektit.
Situata është komentuar edhe nga deputeti demokrat dhe drejtuesi politik i PD-së në Shkodër, Luciano Boçi, i cili ka reaguar me ironi në rrjetet sociale.
Boçi e ka lidhur incidentin me premtimet për një “qytet inteligjent”, duke ironizuar administratën e drejtuar nga kryebashkiaku Benet Beci. Në reagimin e tij, deputeti ngre me tone humoristike edhe dyshime për një sabotim të mundshëm, pa paraqitur ndonjë provë për një skenar të tillë.
“Bashkisë Shkodër i iku faza”, shkruan Boçi, duke vijuar me ironinë ndaj situatës dhe administratës vendore.
Në fund të reagimit, deputeti shprehet se qytetarët presin ndryshimin, ndërsa bashkia, sipas tij, “pret elektricistin”.
Postimi i Luciano Boçit:
“BASHKISË SHKODËR I IKËN FAZA
Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës anulohet për shkak të një defekti elektrik.
Beci premtoi qytet inteligjent, por s’po ndez dot as bashkinë!
Megjithatë, një lajm i mirë: më në fund u gjet diçka që e ndalon këtë administratë me në krye Becin të kapur në korrupsion.
Ishte… siguresa!
Zërat e këqinj thonë që mund të jetë dhe sabotim me dashje nga armiku i klasës, me dëmtu reputacionin e kryetarit
Shkodranët presin ndryshimin. Bashkia pret elektricistin.

