Debati me Kuçanajn/ Berisha: Rezoluta nuk ishte paraqitur sipas statutit

Publikuar me datë:

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sqaruar për mediat debatin e zhvilluar me anëtaren e Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçanaj, gjatë mbledhjes së forumit.

Berisha deklaroi se rezoluta që Kuçanaj kërkoi të lexohej nuk u përfshi në rendin e ditës, pasi sipas tij nuk ishte paraqitur në përputhje me procedurat e parashikuara në statutin e partisë.

Ai theksoi se çdo anëtar i PD-së gëzon të drejtën për të paraqitur rezoluta, por vetëm duke respektuar rregullat statutore.

“Rezoluta është e përcaktuar se si paraqitet. I kam kthyer një përgjigje sot paradite për kërkesën e saj. Nëse e bëjmë jashtë statutit, nuk është kompetencë e imja. Kam detyrë të mos i mohoj asnjë të drejtë askujt në përputhje me statutin”, u shpreh Berisha.

Kujtojmë se debati në Këshill mes Kuçanës dhe Berishës, nisi pas përfundimit të prezantimit të propozimeve nga Berisha për ekipin drejtues të partisë, kur Kuçana kërkoi që të marrë fjalën për të paraqitur një rezolutë kundërshtuese ndaj listës së propozuar nga kryedemokrati.

Kuçana iu drejtua Berishës duke i thënë se do bëjë përsëri sekretar të Përgjithshëm Flamur Nokën, duke pretenduar se po shkelet statuti.

Ajo shtoi se ka paraqitur dhe një rezolutë kundërshtuese që nuk i është marrë parasysh, ndërsa Berisha iu përgjigj se duhet të veprojnë sipas rendit të ditës..

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...