Debat në Kuvend për “Portën e Alpeve”, Bardeli përplaset me Karakaçin për transparencën e projektit

Publikuar me datë:

Seanca plenare e kësaj të enjteje, u shoqërua me një debat mes deputetes demokrate Greta Bardeli dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi, sa i takon projektit “Porta e Alpeve”.

“A rrezikon Shqipëria të mbetet me projekte të papërfunduara dhe me një borxh të madh publik?”, tha Bardeli, e cila ngriti dyshime sa i takon mungesës së transparencës nga ana e institucioneve mbi projektin dhe garancive reale.

Karakaçi u përgjigj duke thënë se po habitet nga ankesat e deputetes, që nuk i ka rënë telefonit për të adresuar shqetësimet e saj, ndërsa thekson se “Porta e Alpeve” nuk është politikë por një masë konkrete për qarkun e Shkodrës.

“Për shkak të cilësisë sime si ministër më bien në telefon shumë deputetë opozitarë që më pyesin për investime. Më bën përshtypje që qenke kaq shumë e shqetësuar dhe nuk sjell asnjë kërkesë, mund ta sillje kërkesën në ministri dhe do ju kisha dhënë të gjitha projektet që janë aty. Ju zonjë nuk e doni këtë projekt, nuk e doni zhvillimin prej 100 milionë eurosh për qarkun e Shkodrës dhe e përdorni vetëm për politikë. Kjo s’është politikë, kjo është masë konkrete për qarkun e Shkodrës dhe investimi për qarkun e Shkodrës. Nëse nuk jeni dakord s’ka problem, këto investime do vijnë. 100 milionë euro janë të angazhuara dhe përsa i përket pjesës së mbetur të 50 milionë eurove, po është i angazhuar financimi me KfW-në dhe jemi në hapat e miratimit të fazës pasardhëse.”, u përgjigj Karakaçi.

Pas fjalës së tij pati të tjera ndërhyrje në Kuvend, të cilave Karakaçi ju përgjigj: “Unë sugjeroj që ai që është dashamirës ndaj qarkut të Shkodrës dhe kjo është një paketë financimi për qarkun e Shkodrës, duhet ta miratojë atë! Nëse do një listë projektesh mund të jua referoj me shumë kënaqësi.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related