“Dasma me BE-në”, Balla ironizon opozitën, harron hallet e qytetarëve

Publikuar me datë:

Teksa qytetarët përballen çdo ditë me çmime të larta, mungesë investimesh dhe premtime të pambajtura, Taulant Balla zgjedh të bëjë humor me opozitën dhe të flasë për “martesën me BE-në”.

Në aktivitetin e PS në Vorë, Balla ironizoi procesin në Partinë Demokratike, duke deklaruar se “votoni si të doni demokratë, 100% do dalë Saliu”. Një deklaratë që më shumë ngjan me tallje politike sesa me shqetësim për problemet reale të vendit.

Ndërsa PS feston anëtarësime dhe bën batuta politike, shumë qytetarë vijojnë të presin zgjidhje për strehimin, punësimin dhe koston e jetesës. Premtimet për integrimin europian përsëriten prej vitesh, ndërkohë që Shqipëria vazhdon të përballet me largimin masiv të të rinjve dhe mungesën e besimit tek politika.

Balla foli për “krahun e duhur të historisë”, por opozita dhe kritikët e qeverisë e konsiderojnë këtë si propagandë politike, në një kohë kur vendi përballet me akuza për korrupsion, kapje institucionesh dhe mungesë transparence.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zbulohet ekipi ideal, dominon Egnatia dhe Dinamo! Ja 11-shja më e fortë e Superiores

Me përfundimin e sezonit 2025/26, është publikuar nga “Sofascore”...