Nga Damir Dibra.
Çudina t’reja nga Ministria e Arsimit! N’shkollën e mesme n’Ulqin emërohet drejtoresha e re, por me nji “detaj t’vogël”: nuk din asnji fjalë shqip. Sepse sipas logjikës së re, pse t’i duhet gjuha e shumicës së nxansve e arsimtarve drejtuesit të institucionit? Ajo ndoshta komunikon me “vullnet t’mirë”!
Ma e bukura asht se për ta ba këtë “eksperiment”, largojnë nga detyra Ardita Kovaçeviq; nji drejtoreshë që tregoi sukses, profesionalizëm dhe rezultate konkrete gjatë punës së saj. Por jo, sukseset fshihen me nji t’rame t’lapsit për të sjellë dikand që nuk i përshëndet dot nxansit n’gjuhën e tyne amtare.(e ndoshta edhe knaqet nga ky fakt e perulje ndaj Ulqinit). Meritokraci e pastër!
Nëse kjo asht me t’vërtetë politika e re e “barazisë” pa asnji barrierë gjuhësore e gjeografike, atëherë kena nji propozim gjenial. Çojani nji drejtor shqiptar ndonji shkolle në Nikshiq! Doni arsyetim? Ban punën shkëlqyeshëm, ka përvojë e mbi të gjitha…e din shumë mirë gjuhën malazeze!

