Çmimet e naftës bien për shkak të shpresave për një marrëveshje paqeje mes SHBA dhe Iranit

Publikuar me datë:

Çmimet e naftës kanë rënë ndjeshëm, ndërsa tregjet aziatike të aksioneve kanë shënuar rritje, pas shpresave për një marrëveshje që mund t’i japë fund luftës mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, raporton BBC. 

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi të shtunën se një marrëveshje me Teheranin ishte “negociuar kryesisht” dhe se detajet pritet të bëhen publike së shpejti. Megjithatë, një ditë më pas ai i kërkoi ekipit negociator amerikan të mos nxitojë drejt finalizimit të marrëveshjes.

Në tregjet aziatike të mëngjesit të së hënës, nafta Brent ra me 5.5%, duke zbritur në 97.90 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane pësoi rënie prej 5.8%, në 90.99 dollarë.

Trump kishte deklaruar më herët se marrëveshja do të përfshinte edhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin global të energjisë.

Rreth një e pesta e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm në botë kalon zakonisht përmes kësaj ngushtice, e cila është mbyllur praktikisht që nga nisja e konfliktit më 28 shkurt.

Ndërkohë, indeksi japonez Nikkei 225 u rrit me 2.9%, duke kaluar për herë të parë nivelin e 65 mijë pikëve, i nxitur nga optimizmi se qarkullimi në Ngushticën e Hormuzit mund të rikthehet së shpejti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Veliaj kundërshton transferimin në burgun e Fierit: Është politik, përbën rrëmbim policor

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas transferimit...

‘Pse na mësoni të ikim!’ Studentët rikthehen tek MAS, grafite në mur

Studentët janë rikthyer para minsitrisë së Arsimit ku po...

Humbi zgjedhjet presidenciale në Brazil, Flavio Bolsonaro mbërrin në SHBA pas largimit nga vendi

Senatori brazilian Flavio Bolsonaro mbërriti në Miami të mërkurën,...