Breshëri plumbash Audi-t në Lezhë, ekzekutohen burrë e grua. Pistat e hetimit

Publikuar me datë:

Një atentat me armë zjarri është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Balldren të Lezhës.

Një 39 vjeçar i identifikuar si Kreshnik Mujeci është ekzekutuar me armë zjarri brenda në makinë, bashkë me bashkëshorten e tij, G. M., 32 vjeçe.

Siç mund të shihet edhe në pamjet e regjistruara nga vendngjarja, duket se është qëlluar me breshëri plumbash në anën e majtë të shoferit dhe të pasagjerit.

Pasi kanë qëlluar drejt tyre, autorët dyshohet se janë larguar drejt Torovicës, ndërsa një grup hetimor është ngritur për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikim dhe kapjen e autorëve.

Motivet e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa nuk përjashtohet pista e hakmarrjes, pasi viktima Kreshnik Mujeci, rezulton i akuzuar për vrasje në vitin 2016.

Kush është Kreshnik Mujeci, e shkuara e errët

Kreshnik Mujeci rezulton një emër i dëgjuar për policinë. Në vitin 2017, ai dhe vëllai i tij u arrestuan si të dyshuar për vrasjen e Gegë Mëhillit, i njohur edhe si Gent Pjetri.

Sipas hetimeve të asaj kohe, vëllezërit, në bashkëpunim me një vëlla të tretë, i kishin prerë rrugën viktimës në aksin Shkodër–Velipojë dhe e kishin qëlluar për vdekje pas një konflikti të ndodhur një ditë më parë.

Një ditë pas krimit u arrestua Jozef Mujeci, ndërsa dy vëllezërit e tjerë u vunë në pranga një vit më vonë, në operacionin e koduar “One Year”.

Deri më tani pista e hakmarrjes është pista kryesore ku po heton policia, megjithatë nuk mund të përjashtohet edhe pista për larje hesapesh të tjera.

Kreu i Policisë së Lezhës, Arben Nasufi, në një prononcim për mediat, ka deklaruar se mjeti është qëlluar me breshëri plumbash në lëvizje, ndërsa sipas tij, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal...

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...