Atentati me dy viktima, kreu i Policisë Lezhë jep detaje: Mjeti u qëllua gjatë lëvizjes…

Publikuar me datë:

Kreu i Policisë së Lezhës, Arben Nasufi ka dhënë detaje në lidhje me atentatin e regjistruar pasdite e sotme, në Balldren të Lezhës, ku u ekzekutuar me armë zjarri Kreshnik Mujeci dhe gruaja e tij.

Në një prononcim për mediat, Nasufi bën me dije se ngjarja është regjistruar rreth orës 14:50, ku automjeti tip “Audi” me të cilin udhëtonte Mujeci dhe bashkëshorten është qëlluar me breshëri plumbash teksa ka qënë në lëvizje.

Deri më tani policia thotë se nuk ka dijeni kush janë autorët, ndërsa deklaron se po grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

“Sot rreth orës 14:50 minuta, në sallën operative të drejtorisë vendore të policisë Lezhë ka mbërritur një informacion për të shtëna me armë në Balldre. Menjëherë shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje. Është konstatuar që mjeti është goditur me breshëri armësh në lëvizje. Mjekët kanë konfirmuar për dy humbje jetësh, një burrë dhe një grua. Lajmi është shumë i rëndë. Po punojmë për kapjen e autorëve”, u shpreh Nasufi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...