Botërori 2026/ Cristiano Ronaldo në 1/8-at e finales, Modriç i jep lamtumirën Kroacisë

Publikuar me datë:

Portugalia siguroi kualifikimin në 1/8 e finales së Botërorit 2026, pasi përmbysi Kroacinë me rezultatin 2-1 në një ndeshje spektakolare të zhvilluar në Toronto, e vlefshme për fazën e 1/16-ve.

Kroatët kaluan të parët në epërsi në minutën e 52-të me Ivan Perisiçin, por Portugalia reagoi. Cristiano Ronaldo barazoi shifrat në minutën e 67-të nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa goli i fitores erdhi në minutën e tretë shtesë të kohës së rregullt, kur sulmuesi i ri i Milanit, Gonçalo Ramos, shënoi pas një asistimi të përkryer nga Rafa Leao.

Sfida u karakterizua edhe nga tre gola të anuluar pas ndërhyrjes së teknologjisë. Në minutën e 60-të, Cristiano Ronaldos iu anulua një gol për pozicion jashtë loje. Më pas, në minutën e 80-të, edhe Luka Suçiç pa t’i anulohej një realizim, ndërsa në minutën e 103-të goli i Josko Gvardiolit u anulua nga VAR-i, pasi prekja e topit nga Perisiçi, i cili ndodhej në pozicion jashtë loje, rezultoi vendimtare.

Pas vërshëllimës së fundit, Portugalia vazhdon rrugëtimin në Botëror dhe në fazën e 1/8-ve do të përballet me Spanjën. Në anën tjetër, Kroacia i jep fund aventurës së saj në turne, ndërsa kjo ishte edhe ndeshja e fundit me fanellën e Kombëtares për Luka Modriçin.

Zhgënjimi ishte i madh në kampin kroat, ku shumë futbollistë shpërthyen në lot pas eliminimit, mes tyre edhe mesfushori i Interit, Luka Suçiç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr në një restorant në Librazhd, raportohen vetëm dëme materiale

Një zjarr përfshiu një restorant në Librazhd mbrëmjen e...

Aulon Kalaja: “Kanë humbur kontaktin me realitetin, shkoni te Spitali Ushtarak, jam i traumatizuar”

Aulon Kalaja, kryetari i Partisë Demokratike në Krujë, ka reaguar me tone të forta kundrejt dhunës së ushtruar ndaj protestuesve, duke përdorur ironi për të sfiduar pretendimet për ndërhyrje të agjenturave të huaja dhe duke vënë në dyshim mënyrën sesi përshkruhet situata aktuale në vend. I ftuar në emisionin “Prime News24”, Kalaja filloi bisedën duke […]

Disiplina publikon vendimet, Vllaznia ndëshkohet me gjobë për sjelljen e tifozëve

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur më...