“Bojkoti nis sot deri në plotësimin e kërkesave të studentëve”/ Sindikata e Pedagogëve: Ndalni dhunën ndaj të rinjve!

Publikuar me datë:

Në një dalje për mediat, kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Skënder Kovaçi lexoi vendimin e Kryesisë së Sindikatës, për shpalljen e bojkotit në të gjitha universitetet e vendit.

Bojkoti sipas tij nga sot, deri në një njoftim të dytë, ndërsa arsyet e këtij vendimi janë gjetja e zgjidhjes për studentët.

“Media në këtë protestë ka shkuar pushteti i parë, me prezencën në terren kanë mbrojtur qytetarët.Sindikata ka bërë një vendim për organizimin e bojkotit në mbështetje të studentëve, jemi pro studentëve në mbështetje të tyre dhe kundër dhunës.
Kryesia në mbledhjen e 20 tetorit në sheshin e protestës vendosi njëzëri bojkotin e në të gjithë universitetet e Shqipërisë. Bojkoti nis sot dhe vijon deri në një njoftim të dytë. Arsyet: Studentët protestojnë për arsim, shëndetësi, llogaridhënie etj.
Përgjigja e marrë ka qenë heshtja dhe dhuna. Nuk mund të vijojmë mësimin kur studentët tanë dhunohen. Jemi në një menim me studentët. Të ndalohet dhuna ndaj studentëve dhe protestuesve. Hetim për përdorimi n e forcës policore dhe vënien para përgjegjësisë të atyre që ushtruan dhe udhëhoqën dhunën. Trajtim I ligjshëm dhe dinjnitoz i çdo të riu të ndaluar.
Thirrje rektorëve të respektojnë vendimin dhe të mos ketë masa ndaj pedagogëve të cilët marrin pjesë në protestë. Deri sa themi të realizohen kërkesat e studentëve, nuk duam dialog, por dorëheqje”, thuhet në deklaratë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Përplasjet për kurimin e Erjon Vishkullit në Itali/ Pas deklaratës së motrës, vëllai: Shpenzimet i mbuloi shteti

Deklarata të ndryshme kanë ardhur nga familjarët e Erjon Vishkullit, 28-vjeçarit që u plagos rëndë në sy nga një plumb gome gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë dhe u transferua në Itali për trajtim të specializuar mjekësor. Pasi motra e të riut deklaroi me një story në Instagram,  se transferimi i tij ishte mundësuar […]

Tensione para Kryeministrisë/ Policia largon mediat nga zona, përplasje mes efektivëve dhe gazetarëve

Gjatë protestës së zhvilluar sot përpara Kryeministrisë në Tiranë,...