Bie zjarr në një pikë të grumbullimit të skrapit në Fllakë të Durrësit

Publikuar me datë:

Një zjarr ka shpërthyer të mërkurën në mesditë në një pikë grumbullimi skrapi në zonën e Fllakës, Durrës.

Flakët kanë prodhuar re të dendura tymi të zi që janë përhapur në të gjithë zonën përreth. Deri tani, nuk është bërë i ditur shkaku i zjarrit dhe nuk ka informacione nëse ka të lënduar.

Ndërkohë, zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe vijojnë të angazhuar për të shuar flakët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related