Bie dëbora e parë në Qafë Thore, zbardhet rruga Shkodër-Theth

Reshjet e para të dëborës kanë përfshirë Qafë Thorën, duke zbardhur aksin rrugor që lidh Shkodrën me zonën turistike të Thethit.

Rënia e temperaturave ka sjellë dëborën e parë të sezonit në këtë zonë malore, ndërsa firma kontraktore ka nisur ndërhyrjen për pastrimin e rrugës dhe sigurimin e qarkullimit të automjeteve.

Aktualisht, automjetet mund të lëvizin në këtë segment, por drejtuesve u rekomandohet të pajisen me zinxhirë për të shmangur vështirësitë gjatë kalimit në zonat ku ka dëborë.

Deri tani nuk raportohen bllokime të qarkullimit në aksin Shkodër-Theth.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe