Berisha: Rama e ktheu AKSHI-n në “gropë të zezë”, 75 mln euro tenderë për IA

Publikuar me datë:

Kryetari i Partia Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka përdorur teknologjinë dixhitale për të realizuar “vjedhjet më të mëdha në historinë e vendit”, duke iu referuar skandalit të publikimit të të dhënave personale dhe mënyrës së funksionimit të AKSHI-t.

“Si e përdori Edi Rama teknologjinë dixhitale? E përdori për të kryer vjedhjet më të mëdha në historinë e një vendi.  Më të çmuara se çdo gjë janë të dhënat e identitetit të njeriut.
Ato të dhëna, të cilat qytetari në besim dhe mirëbesim të ligjit dhe Kushtetutës, i depoziton në qendrat e të dhënave të shtetit.”

Gjatë prezantimit të Departamentit të Inteligjencës Artificiale në selinë e PD-së, Berisha deklaroi se të dhënat personale të qytetarëve, të depozituara në sistemet shtetërore, janë keqpërdorur dhe kanë përfunduar në duart e “patronazhistëve dhe bandave kriminale”. Sipas tij, ky përbën “abuzimin më ekstrem” me teknologjinë.

“Të gjitha ato u hakeruan dhe kaluan në dispozicion të patronazhistëve terroristë kriminalë, të bandave kriminale, etj me radhë. Është abuzimi më ekstrem që mund të bëhet me teknologjinë.”

Berisha akuzoi gjithashtu Ramën se e ka shndërruar Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit në “gropën më të zezë të vendit”, duke pretenduar se përmes saj janë dhënë tenderë të mëdhenj në fushën e inteligjencës artificiale. Ai tha se “baxhanaku i Ramës” ka përfituar 75 milionë euro tenderë pa dhënë asnjë kontribut real.

“Fusha e dytë. Edi Rama, në një mënyrë ose në një tjetër, e shndërroi AKSHI-në në gropën më të zezë të vendit, në të cilën për urtësinë artificiale, baxhanaku i tij ka fituar 75 milionë euro tender dhe ka zero kontribut. Ka vetëm transfertën nga thesari i shtetit në kontot e tij.
E ka përdorur për një spekulim. T’u them unë ju, e-Albania është krijuar në vitin 2012 apo 2011.
Ministri Pollo dhe ata që e drejtonin, nuk kërkuan asnjëherë që të centralizonin të gjitha tenderat në fushën e high-tech në Shqipëri.”

Sipas kreut të PD-së, para vitit 2017 tenderët e teknologjisë menaxhoheshin nga ministritë dhe institucionet përkatëse, ndërsa më pas, me vendim të qeverisë, ato u përqendruan tek AKSHI. Berisha pretendoi se kjo agjenci është përdorur për të kontrolluar procedurat dhe për të favorizuar klientë të lidhur me qeverinë.

“Jo, secila ministri, secila drejtori në të gjitha fushat operonin mbi bazën e rregullave të prokurimit.
Kurse ky për shkak të baxhanakut të tij, ky bëri vendimin në vitin 2017, që të gjithë tenderimet të bëhen në një agjenci që u bë agjencia e parë shtetërore në historinë e shtetit që të marrë peng punonjës dhe biznesmenë që guxonin të paraqisnin oferta.
Pra, jam shumë i inkurajuar nga ekspozeja, nga prania juaj këtu dhe u garantoj se do bëjmë gjithçka që Shqipëria, që PD fillimisht, dhe Shqipëria të përjetojnë këtë epokë, epokën më të ndritur në fushën e teknologjisë në historinë e njerëzimit.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr në një banesë në Pogradec

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në një...

E paprecedentë/ Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton klubin shqiptar nga Kupa

Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut ka vendosur...

Ç’po ndodh në bulevard/ Rama ndalon marshimin e protestuesve? Gardh te Kryeministria

Policia ka vendosur gardh metalik te ura e Lanës, pak...

U padit për shpifje, GJKKO shpall të pafajshëm Erion Braçen

Gjykata e Posaçme ka marrë sot (3 qershor) vendimin...