Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pritet të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara në ditët e para të shtatorit, ku do të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Republikane, e planifikuar të mbahet në Dallas më 9 dhe 10 shtator.
Berisha do të jetë pjesë e delegacionit të International Democracy Union (IDU), pas ftesës së marrë për këtë aktivitet. Në komunikimin zyrtar të organizatës thuhet se prania e tij në konventë do të ishte me rëndësi për Partinë Demokratike të Shqipërisë.
Pjesëmarrja e Berishës në aktivitet është konfirmuar edhe përmes një dokumenti të datës 7 gusht, ku figuron i regjistruar si pjesëmarrës në Konventën Kombëtare Republikane.
Vizita pritet ta rikthejë Berishën në skenën politike amerikane, në kuadër të aktiviteteve dhe kontakteve ndërkombëtare të opozitës shqiptare.

