Ishte shofer i Agasit në momentin e arrestimit, Ulian Shpataraku transferohet në burgun e Peqinit

Publikuar me datë:

Ish-efektivi i Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku, është transferuar në burgun e Peqinit, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për ta lënë në masën e sigurisë “arrest me burg”.

Shpataraku u arrestua më 26 gusht në zonën e Plepave në Durrës, në të njëjtin automjet me biznesmenin Ergys Agasi, i cili ishte shpallur në kërkim nga SPAK prej rreth tetë muajsh.

Në momentin e ndërhyrjes së forcave të Policisë, Shpataraku ishte drejtuesi i automjetit, ndërsa Agasi ndodhej në sediljen e pasagjerit.

Sipas SPAK, Shpataraku u arrestua në flagrancë për veprën penale të “përkrahjes së autorit të krimit”.

Më 29 gusht, GJKKO vendosi që Shpataraku të qëndrojë në burg. Ish-zyrtari i Policisë dhe mik i ish Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Proda, u la në masën “arrest me burg”, ndërsa ndaj tij vijon procedimi për akuzën e përkrahjes së autorit të krimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related