Beqiri nuk u shpall në kërkim ndërkombëtar/ Kreu i SPAK: E dinim ku ishte, por nuk kishim qëllim vetëm arrestimin…

Publikuar me datë:

Kreu i SPAK, Klodian Braho, komentoi sot në një takim me gazetarët edhe çështjen e arrestimit të Ermal Beqirit.

Reagimi i tij erdhi ndërkohë që kreu i opozitës, Sali Berisha denoncon publikisht që nga muaji prill se Beqiri nuk është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Braho tha se e dinin se ku ishte Beqiri, por nuk kishin qëllim vetëm arrestimin e tij.

“Prokuroria në çdo rast merr vendimin e gjykatës, ia çon organit që ka për detyrë ekzekutimin. Nuk ka qenë veprim i rastësishëm. Grupi hetimor prej disa javësh ka qenë në kontakt me autoritetet franceze. Ka pasur informacion. Ai ka qenë i lokalizuar prej disa javësh. Nuk ka qenë qëllimi vetëm tek arrestimi, por edhe tek veprime të tjera hetimore. Prokuroria e ka ditur se ku ai ndodhej dhe ka dërguar letërporosi para se ai të arrestohej. Në ditët në vijim do të keni informacion zyrtar. Kaq mund të ndaj sot”, tha Braho në një bashkëbisedim me gazetarët.

Braho shtoi se SPAK do të kërkojë sekuestrimin e avionëve të Beqirit.

“Do keni një njoftim. Ne kemi kërkuar të sekuestrohen jo vetëm ato, por edhe pasuri të tjera”, u shpreh ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Dyshohet se dhunoi 2-vjeçarin në kopsht, arrestohet edukatorja në Tiranë

Një edukatore në një kopsht privat, 32-vjeçe është arrestuar...

15 elefantë gjenden të ngordhur në Kenia, dyshohet se hëngrën domate të kontaminuara me cianur

Pesëmbëdhjetë elefantë kanë ngordhur brenda një muaji në ekosistemin...