Autoritetet belge kanë kërkuar deri në pesë vjet burg për një grup shqiptar që dyshohet se shpërndante kokainë nëpër Evropë, nga një pronë në Essen të Belgjikës, duke përdorur automjete me hapësira të fshehta.
Hetimi ndaj grupit shqiptar filloi në shtator 2021, pas një operacioni policor në një magazinë në Wilrijk. Operacioni erdhi pas kapjes së një ngarkese kokaine në portin e Antwerpit.
Mediat belege shkruajnë se banda u çmontuan në vitin 2023, ku gjatë kontrolleve policia gjeti 14 çanta sportive të konsumuara me mbetje shiriti paketimi, 3 makina për numërimin e parave, municione dhe një bllok shënimesh që sipas Prokurorisë përmbante llogari droge me vlerë miliona euro.
Prokuroria thotë se dy shqiptarët e arrestuar tashmë qëndronin në krye të bandës, por ata e kanë mohuar këtë. Ata deklaruan se shkonin në pronë vetëm për t’u hedhur ushqim pulave, ndërsa mohuan që çantat sportive të kishin drogë.

