Begaj kujtohet pas 25 ditësh për protestat: “Qytetarët kanë të drejtë të shprehen”

Publikuar me datë:

Pas 25 ditësh protestash të vazhdueshme ndaj qeverisë, të cilat janë zhvilluar jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete dhe shtete ku jetojnë shqiptarë, Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për herë të parë.

Duke u kthyer nga një vizitë zyrtare në Kirgistan, ku ishte shfaqur në një video duke luajtur lojën tradicionale “pesë gurë” me banorët vendas, kreu i shtetit tha fjalët e tij në javën e katërt të protestave.

Ky aktivitet zhvillohet në një moment kur qytetarë po shprehin publikisht shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre në mënyrë paqësore.

Në respekt të pozicionit kushtetues, neutralitetit kushtetues, mund të theksoj se e drejta për t’u shprehur dhe për të marrë pjesë në jetën publike është një vlerë e mbrojtur nga Kushtetuta, e cila duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Konsolidimi i demokracisë dhe zhvillimi i qëndrueshëm i vendit mbështeten në angazhimin e përbashkët të qytetarëve dhe institucioneve për të vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe interesin kombëtar dhe atë publik.

Korniza kushtetuese, së bashku me rregullat e shtetit ligjor dhe demokracisë përbëjnë garancinë kryesore për funksionimin e drejtë të shoqërisë. Si President i Republikës, mbetem i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës, të të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, si dhe në nxitjen e një klime bashkëpunimi dhe dialogu që i shërben interesit kombëtar dhe publik, të ardhmes evropiane dhe përkatësisë dhe vlerave Euroatlantike të vendit”,– tha Begaj.

Kjo deklaratë vjen pas heshtjes së Presidentit për protestat, të cilat kanë zgjatur për 25 ditë para Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa protestuesit prisnin një qëndrim nga presidenca, Begaj ishte duke u angazhuar me axhendën e tij personale.

Pasi u kthye nga Kirgistani, Presidenti vendosi të nënvizojë se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, duke e theksuar se duhet të veprojnë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...