‘BE investon 11 milionë euro’/ Bashkia Mirditë pjesë e programit, Melyshi: Mbështetje për zhvillimin lokal

Publikuar me datë:

Mirdita është përfshirë në fazën e dytë të programit të Bashkimit Evropian “BE për Bashkitë” (EU4Municipalities), një nismë me vlerë totale 11 milionë euro që synon forcimin e qeverisjes vendore dhe përmirësimin e shërbimeve publike në Shqipëri.

Programi fokusohet në zhvillimin ekonomik lokal dhe përafrimin e bashkive me standardet e Bashkimit Evropian, duke synuar përmirësimin e administrimit vendor dhe rritjen e kapaciteteve institucionale.

Në kuadër të Javës së Evropës 2026, në Bashkinë Mirditë u zhvillua aktiviteti rajonal për prezantimin e kësaj faze të re të programit, ku morën pjesë përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, institucione qendrore dhe vendore, partnerë ndërkombëtarë, organizata të shoqërisë civile si dhe qytetarë.

Kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi, e cilësoi Javën e Evropës si një moment të rëndësishëm reflektimi mbi rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe partneritetin me Bashkimin Evropian. Ai theksoi se mbështetja e BE-së ka sjellë përmirësime në infrastrukturë, shërbime publike dhe në përafrimin e standardeve vendore me ato evropiane.

Nga ana tjetër, përfaqësuesja e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Ritva Heikkinen, prezantoi fazën e re të programit, duke theksuar se nga totali prej 11 milionë eurosh, 6.5 milionë euro do të shpërndahen në formë grantesh për bashkitë shqiptare. Sipas saj, programi synon rritjen e cilësisë së shërbimeve publike, forcimin e transparencës dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik lokal.

Ajo u shpreh se ndryshimi real i mbështetjes së Bashkimit Evropian duhet të ndihet në terren, përmes investimeve konkrete dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve, duke theksuar se rruga e integrimit europian fillon nga bashkitë dhe komunitetet lokale.

Gjatë aktivitetit u evidentuan edhe sfidat kryesore të Bashkisë Mirditë, përfshirë emigracionin, zhvillimin ekonomik, infrastrukturën dhe mundësitë për të rinjtë, duke nënvizuar nevojën për bashkëpunim më të ngushtë mes pushtetit vendor, institucioneve qendrore dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Në përmbyllje u vlerësua kontributi shumëvjeçar i partnerëve ndërkombëtarë në zhvillimin e zonës, përfshirë Austrinë, Japoninë, Italinë, UNDP-në dhe organizata të tjera, si dhe angazhimi i tyre në projekte sociale dhe zhvillimore në Mirditë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zvërneci dhe kolonët izraelitë/ Anatomia e një narrative globale

Ndërsa kundërshtimet ndaj projektit të Zvërnecit vazhdojnë të fokusohen...

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

Duket se qytetarët janë më të vendosur se kurrë...

Maran i befason të gjithë, publikohet formacioni zyrtar për ndeshjen në “Air Albania”

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet sot me Izraelin.Ky...

Nga uji me piper te maskat kundra gaz, protesta në Zvërnec hyn në një fazë të re?

Pas përplasjes me protestuesit, policia ka ndërhyrë duke përdorur...