BE: Diplomatët do të qëndrojnë në Kiev, pavarësisht paralajmërimit rus

Publikuar me datë:

Bashkimi Evropian(BE) tha të martën se diplomatët e tij do të qëndrojnë në Kiev, pavarësisht paralajmërimit të Rusisë për sulme të vazhdueshme në kryeqytetin ukrainas.

“BE-ja po ruan praninë dhe operacionin e saj në Kiev, dhe këto kërcënime mbajnë erë dëshpërimi”, u tha zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anitta Hipper, gazetarëve në një konferencë shtypi në Bruksel.

“Ata duan frikë dhe izolim në Ukrainë dhe gjetkë, por ne kemi një mesazh të qartë: kjo nuk do të funksionojë”, shtoi ajo.

Duke përsëritur deklaratat e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, Hipper tha se Rusia po “humbte në fushën e betejës” edhe prandaj u është kthyer përsëri në shënjestrimit të civilëve dhe infrastrukturës jo-ushtarake.

“Këto sulme janë për fat të keq një realitet i përditshëm për Ukrainën, për Kievin dhe qytetarët e saj, dhe në fakt, edhe për delegacionin tonë në terren”, tha Hipper, duke vënë në dukje se selia e misionit civil të BE-së është goditur në atë që ajo e përshkroi si “sulme të pamatura”.

Hipper tha gjithashtu se BE-ja ka thirrur të ngarkuarin me punë të Rusisë për të dhënë shpjegime mbi zhvillimet e fundit.

Ky incident shtoi ajo, tregoi se Rusia nuk është “absolutisht e interesuar për asnjë lloj paqeje” dhe tregoi “një shpërfillje totale” ndaj përpjekjeve në vazhdim për paqe.

BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën përmes mbrojtjes shtesë ajrore dhe mbështetjes financiare, tha ajo, duke shtuar se ministrat e jashtëm pritet të diskutojnë rritjen e presionit ndaj Rusisë në një takim të ardhshëm informal.

Rusia të hënën u bëri thirrje banorëve të Kievit, përfshirë diplomatët dhe anëtarët e stafit të organizatave ndërkombëtare, të largohen nga qyteti “sa më shpejt të jetë e mundur” përpara asaj që e përshkroi si “sulme sistematike” ndaj objekteve të lidhura me industrinë ushtarake të Ukrainës.

Moska tha se sulmet do të shënjestrojnë vendet që lidhen me prodhimin e dronëve dhe qendrat e komandës, pas asaj që e quajti një sulm ukrainas në rajonin e Luhanskut të kontrolluar nga Rusia që vrau 21 persona.

Ukraina i hodhi poshtë pretendimet, duke thënë se forcat e saj synojnë vetëm infrastrukturën ushtarake në përputhje me ligjin ndërkombëtar humanitar.

Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës ka vazhduar që nga viti 2022, duke e bërë të vështirë verifikimin e pavarur të pretendimeve në fushën e betejës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]