Basir Çollaku ngre alarmin: Pajisjet akustike LRAD kanë mbërritur në Rinas, paralajmëron protestuesit

Publikuar me datë:

Gazetari Basir Çollaku pretendon se pajisjet akustike LRAD (Long Range Acoustic Device), të njohura si “topi akustik”, kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit.

Përmes një statusi, Çollaku paralajmëron protestuesit për përdorimin e mundshëm të këtyre pajisjeve, duke u bërë thirrje të marrin masa për mbrojtjen e dëgjimit, përmes tapave për veshët dhe kufjeve që izolojnë zhurmat e forta.

Sipas gazetarit, pajisjet janë përdorur edhe gjatë protestave në Beograd dhe mund të kenë efekt në distanca deri në tre kilometra.

Çollaku pretendon gjithashtu se përdorimi i tyre bie ndesh me dokumentet ndërkombëtare dhe evropiane, duke e lidhur me praktikat e torturës.

Deri më tani, pretendimet për mbërritjen e pajisjeve në Rinas dhe përdorimin e tyre të mundshëm në protestat në Shqipëri kërkojnë konfirmim nga autoritetet përkatëse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr në një restorant në Librazhd, raportohen vetëm dëme materiale

Një zjarr përfshiu një restorant në Librazhd mbrëmjen e...

Aulon Kalaja: “Kanë humbur kontaktin me realitetin, shkoni te Spitali Ushtarak, jam i traumatizuar”

Aulon Kalaja, kryetari i Partisë Demokratike në Krujë, ka reaguar me tone të forta kundrejt dhunës së ushtruar ndaj protestuesve, duke përdorur ironi për të sfiduar pretendimet për ndërhyrje të agjenturave të huaja dhe duke vënë në dyshim mënyrën sesi përshkruhet situata aktuale në vend. I ftuar në emisionin “Prime News24”, Kalaja filloi bisedën duke […]

Disiplina publikon vendimet, Vllaznia ndëshkohet me gjobë për sjelljen e tifozëve

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur më...