Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka bërë të ditur se bashkia do të vendosë në dispozicion dy autobusë falas për tifozët shkodranë që duan të mbështesin KF Vllaznia në sfidën e rëndësishme të kësaj të shtune ndaj KF Egnatia.
Sipas njoftimit, nisja e autobusëve do të bëhet në orën 15:00 pranë Hotel Rozafës, ndërsa është bërë thirrje për mbështetje masive ndaj skuadrës kuqeblu në këtë përballje vendimtare.
“Të gjithë bashkë për Vllazninë”, shkruan Beci në mesazhin e tij, duke ftuar tifozët të jenë pranë ekipit me mbështetjen dhe atmosferën që karakterizon Shkodrën.

