Dje pasdite, administratorja e Kelmendit, një vajzë me kurajë, vizion dhe dashuri të madhe për vendlindjen, organizoi një aktivitet për çeljen e sezonit të turizmit malor. Aktiviteti u ndërthur bukur me një panair ku u promovuan produktet vendase, veshjet tradicionale, gatimet dhe vlerat e trashëgimisë së zonës.
Për më shumë se dy orë, artistët vendas krijuan një atmosferë të veçantë në qendrën historike dhe administrative të Kelmendit. Para monumenteve të Prek Calit dhe 74 martirëve të Kelmendit jehuan kënga, vallja dhe traditat e një treve që nuk iu nënshtrua kurrë pushtuesve ndër shekuj. Një popull që përballoi sakrifica të mëdha, vrasje, internime, djegie e terrorin e regjimit komunist.Aktivitetit i dhane bukuri dhe 40 motorristet e ardhur enkas nga Italia per te promovuar turizmin malor,bukurite natyrore dhe traditat e zones.
Por, për turpin e tyre, administrata e Bashkisë, thuajse e gjitha pa përjashtim, sipas asaj që u vu re, mungoi në këtë aktivitet të rëndësishëm për Kelmendin.
Një qendrim që shumë banorë e interpretuan si boikot dhe mungesë respekti ndaį një nisme qe promovon turizmin, kulturën dhe ekonominë lokale.
Ndërkohë, Florida Peraj po fiton çdo ditë e më shumë vlerësim në sytë e komunitetit. E shkolluar, energjike dhe me vizion pēr zhvillimin e zonës, ajo po deshmon se me punë dhe pěrkushtim mund tě promovohen denįësisht vlerat e Malësisë.
Turizmi ně Malësi të Madhe dhe Kelmendi do të vazhdojnë tẻ ecin pērpara ,kelmendasit kanë ditur gjithmonë të mbështeten te puna, tradita dhe mikpritja e tyre.
Zhvillimi nuk ndalet nga mungesa e disa zyrtarëve inatçore e “injorante” në nje “aktivitet” promovues te resurseve turistike te treves.
Aj ndërtohet nga njerëzit qe e duan vendin dhe punojnë çdi ditë për ta bërë më të njohur e më të begate ne syte e turisteve vendas dhe te huaj.
“ Bajraktaret” dhe “ injorantet i tremb drita, vizioni dhe dashuria per vendlindjen.
Mungesa e taborrit afer kryetarit dhe krereve te pushtetit ne Bashki, Prefekture & Qark as e ndalen as e demtuan aktiviterin e bukur promovues te turizmit ne Kelmend.
Askush nga pjesmarrsit aty nuk e ndnjeu mungesen e tyre…
Nga Zani i Veriut

