Barbara Dini shpërthen kundër Benet Becit dhe Enea Karakaçit: “Meritoni medaljen e mosmirënjohjes”

Publikuar me datë:

Këngëtarja Barbara Dini ka reaguar ashpër pas aktivitetit të zhvilluar për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Shkodër, duke denoncuar mungesën e përmendjes së të atit, Dashamir Dini, një prej figurave historike të socialistëve shkodranë.

Në një status të gjatë dhe emocional, ajo kujton kontributin e të atit si bashkëthemelues i PS-së në vitet ’90 dhe drejtues i saj në Shkodër në periudhat më të vështira, duke theksuar se ai qëndroi pranë partisë kur shumë të tjerë druheshin edhe të identifikoheshin me të.

Barbara Dini shpreh zhgënjim për atë që e cilëson si “kujtesë të shkurtër dhe respekt të cunguar”, duke ngritur pyetjen se sa prej atyre që sot ndajnë vlerësime dhe medalje kanë qenë pranë partisë në momentet më të vështira të saj.

Në fund të reagimit, ajo ironizon organizatorët e ceremonisë, duke u dhënë simbolikisht “Medaljen e Mosmirënjohjes”, një mesazh që duket se u drejtohet drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci dhe drejtuesit politik socialist në Shkodër Enea Karakaçi, emrat e të cilëve i ka etiketuar në postimin e saj.

Mesazhi i saj përcjell një kritikë të fortë ndaj mënyrës se si, sipas saj, po trajtohen figurat që mbajtën gjallë Partinë Socialiste në Shkodër në vitet kur mbështetja për të kërkonte guxim politik dhe qytetar.

Postimi i plotë:

Në respekt të mesazheve që kam marrë se përse nuk u përmend emri i bashkëthemeluesit të Partisë Socialiste në vitet ’90 dhe Kryetarit të saj në vitet më të vështira pas ’97-ës, Dashamir Dini, babai im, në aktivitetin e mbajtur për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Kalanë e Shkodrës, më duhet të them se:

Jam pothuajse në moshë me partinë e babait tim dhe, kësisoj, dëshmitare unike e kontributit të tij. E kujtoj si sot kur njerëzit e PS-së, të trembur nga ngjarjet e kohës, vinin të strehoheshin në shtëpinë tonë. Ne, aq të vegjël sa ishim, trembeshim se mos po vinin të na merrnin miqtë e babait, ndërsa ai deklaronte se Shkodra ishte mbi çdo parti dhe mbi çdo kryetar partie, dhe vraponte të pajtonte sherrnajat politike.

Si mund të harrohen këto?

Kur shoh lista të hartuara me kujtesë të shkurtër dhe respekt të cunguar, pyes veten sa prej atyre që vendosin kanë qenë aty, në kohët kur duhej guxim dhe jo vetëm prani.

Medaljen ia kanë dhënë prej kohësh qytetarët e Shkodrës, mes të cilëve jetoi dhe nuk u largua kurrë, qyteti për të cilin punoi, shkroi, luftoi dhe dha gjithçka kishte deri në ditën e fundit të jetës së tij.

Ai ishte Kryetar i Partisë Socialiste Shkodër në një kohë kur edhe ta mendoje ishte herezi. Ai ishte shkrimtar, poet, gazetar dhe, mbi të gjitha, qytetar. Një njeri që nuk e përdori kurrë qytetin e tij si trampolinë, por si mision.

Ka mungesa që nuk i mbulon asnjë ceremoni dhe harresa që thonë më shumë për ata që harrojnë sesa për ata që lihen jashtë.

Ndaj sot, në emër të mundit të një jete dhe të shumë jetëve të tjera të lëna pas dore nga shpërndarësit e medaljeve, po ndaj për ju një medalje: MEDALJEN E MOSMIRËNJOHJES (zgjidheni mes jush nëse e doni Gold apo Bronx).

Juve do t’ju ndryshken medaljet, ndërsa atyre burrave do t’u ndriçojë gjithmonë e më shumë qytetaria dhe përkushtimi me të cilin e vaditën këtë qytet.

Benet Beci

Enea Karakaçi

Edi Rama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Gjendja e sistemit spitalor, PD kërkon interpelancë urgjente me Ministren Sala

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kanë depozituar në Kuvend...

Dosja “Veliaj”, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Biznesmeni Elman Abule është paraqitur ditën e sotme paraqitet në...

“Mbi 50 mijë procedime penale në 2025″/ Olsian Çela: Kriminaliteti në rritje

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, raportoi në Komisionin e...