Banorët e Cërrikut protestojnë kundër shkrirjes së bashkisë me Elbasanin

Publikuar me datë:

Në Cërrik, këtë të hënë, qindra banorë u mblodhën për të protestuar kundër planit që parashikon bashkimin e Bashkisë së Cërrikut me atë të Elbasanit, si pjesë e reformës së re administrativo-territoriale.

Të pranishmit në protestë shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj këtij propozimi, të cilin e konsiderojnë të dëmshëm për përfaqësimin e tyre, për cilësinë e shërbimeve publike si dhe për zhvillimin ekonomik dhe social të qytetit dhe zonës përreth.

Gjatë grumbullimit, qytetarët paralajmëruan se do të vazhdojnë dhe do të intensifikojnë protestat në rast se autoritetet përkatëse nuk i marrin në konsideratë kërkesat e tyre.

Qarku i Elbasanit, aktualisht i ndarë në shtatë bashki, sipas propozimit të Partisë Socialiste për hartimin e ri të hartës administrativo-territoriale, pritet të kalojë në vetëm katër bashki. Propozimi përfshin bashkimin e bashkive Prrenjas dhe Librazhd, si dhe të Belshit dhe Cërrikut me Bashkinë e Elbasanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Radhë kilometrike në Lezhë-Milot, fluksi i pushuesve rëndon qarkullimin

Qindra automjete janë përfshirë në trafik të rënduar mbrëmjen...

Humb jetën 31-vjeçari në Dibër, ra në kontakt me energjinë elektrike

Një 31-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në...