Balldreni nën presionin e inerteve, qytetari denoncon depozitimin e mbetjeve të ndërtimit

Publikuar me datë:

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë tonë lidhur me një situatë të pretenduar problematike në zonën e Balldrenit, në Lezhë, ku ngrihen shqetësime për depozitimin e mbetjeve inerte dhe materialeve të ndërtimit.

Sipas denoncuesit, i cili ka kërkuar të ruhet anonimati, një biznes në këtë zonë, që sipas tij lidhet me shtetasin Agustin Kaçorri, ka depozituar një sasi e konsiderueshme inertesh.

Në mesazhin e dërguar në redaksi pretendohet se këto materiale janë vendosur në mënyrë që të pengojnë kalimin dhe të dëmtojnë gjendjen e zonës përreth.

Denoncuesi ngre dyshime për depozitim të paautorizuar të mbetjeve të ndërtimit dhe kërkon që institucionet përgjegjëse të kryejnë verifikime në terren për të parë nëse janë respektuar procedurat ligjore për menaxhimin e inerteve.

Thirrja i drejtohet Bashkisë Lezhë, Inspektoratit të Mjedisit dhe strukturave të tjera kompetente për të kontrolluar situatën dhe, nëse konstatohen shkelje, të marrin masat përkatëse.

Redaksia jonë e publikon këtë denoncim duke i dhënë hapësirë edhe institucioneve dhe personave të përmendur për të dhënë sqarimet e tyre lidhur me pretendimet e ngritura.

Denoncimi:

Pershendetje , Dua të denoncoj një situatë shqetësuese në zonen e Balldre-Lezhe , kur nje shtetas i quajtur Agustin Kaçorri ne biznesin e tij , ka depozituar një sasi e konsiderueshme inertesh dhe mbetjesh ndërtimi. Siç shihet edhe në foto, këto materiale duket se janë hedhur në mënyrë që mund të pengojnë kalimin dhe të dëmtojnë gjendjen e zonës.

Kjo situatë ngre dyshime për depozitim të paautorizuar të mbetjeve inerte, ndotje të mjedisit, zënie të hapësirës dhe mungesë të masave për administrimin e mbetjeve të ndërtimit. Nëse konstatohen shkelje, kërkoj që institucionet përgjegjëse të marrin masat e parashikuara nga ligji.

U bëj thirrje Bashkisë, Inspektoratit të Mjedisit dhe institucioneve të tjera kompetente të kryejnë një verifikim në terren dhe të sqarojnë nëse janë respektuar të gjitha procedurat ligjore.

Kërkoj që ky denoncim të publikohet në mënyrë anonime.

Faleminderit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

VIDEO/ Korreshi denoncon gjendjen e degraduar të rrjetit elektrik: Bilanc lufte, po humbin jetë njerëzish

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësimin...

Mesfushori i Kombëtares përfundon në tribunë, rrezikon rikthimin te kuqezinjtë

Medon Berisha përfundon sërish në tribunë. Shkak për këtë...

Dinamo përballë Partizanit, Daja: Sfidë speciale, fiton kush gabon më pak

Tekniku i Dinamos, Ilir Daja, tregoi këndvështrimin e tij...

Egnatia, trajneri Dede: Duam maksimumin, na pret ndeshje e vështirë

Trajneri i Egnatias, Nevil Dede dha mendimin e tij...