Babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS Shkodër, reagon vajza Barbana

Publikuar me datë:

Me qëllim të adresimit të mesazheve që kam marrë për mospërmendjen e emrit të bashkëthemeluesit të Partisë Socialiste në vitet ’90 dhe Kryetarit të saj gjatë periudhës më sfiduese pas vitit ’97, Dashamir Dini, baba im, dëshiroj të shpreh disa mendime lidhur me aktivitetin që u zhvillua për nder të 35-vjetorit të Partisë Socialiste në Kalanë e Shkodrës.

Reagimi i plotë

Është e vërtetë se jam në një moshë të ngjashme me atë të partisë së babait tim dhe, nga ky këndvështrim, mund të jem një dëshmitare unikale e kontributit të tij. E kujtoj qartë atëherë kur anëtarët e partisë, të frikësuar nga ngjarjet e kohës, vinin për mbrojtje në shtëpinë tonë. Në atë moshë të vogël, na shqetësonte ideja se ndoshta do të vinin të merrnin miqtë e babait, ndërsa ai shprehte se qyteti i Shkodrës ishte mbi çdo parti dhe çdo kryetar partie, duke u përpjekur të pajtonte konfliktet politike.

Si mund t’i harrojmë këto momente?

Kur shoh lista që përmbajnë kujtesën e shkurtër dhe respekt të pamjaftueshëm, pyes veten se sa prej atyre që marrin vendime kanë qenë aty, në ato momente kur guximi ishte shumë më i nevojshëm se sa thjesht të qenit të pranishëm.

Medaljen e ka dhënë prej kohësh populli i Shkodrës, mes të cilëve ai jetoi dhe kurrë nuk u largua, qyteti për të cilin punoi, shkroi, luftoi dhe dha gjithçka deri në fundin e jetës së tij.

Ai e udhëhoqi Partinë Socialiste në Shkodër në një periudhë kur një gjë e tillë ishte e papërfytyrueshme. Ishte shkrimtar, poet, gazetar dhe, mbi të gjitha, një qytetar i angazhuar. Një njeri që kurrë nuk e shfrytëzoi qytetin e tij si një trampolinë, por si një mision të jetës së tij.

Ka mungesa që asnjë ceremoni nuk mund t’i mbulojë dhe harresa flet më shumë për ata që harrojnë sesa për ata që përjashtohen.

Prandaj sot, në emër të sakrificave të një jete dhe të shumë jetëve të tjera të anashkalura nga shpërndarësit e medaljeve, dua të ndaj me ju një medalje: MEDALJEN E MOSMIRËNJOHJES (zgjidhni mes jush nëse e preferoni Gold apo Bronx).

Ashtu siç do t’ju ndryshken medaljet, qytetarët e atij qyteti do të ndriçojnë gjithmonë përkushtimin e tyre dhe dashurinë me të cilën e mbajtën të gjallë këtë qytet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vllaznia kërkon kthesën në Laç, Gurishta: Kundërshtar që meriton respekt

Vllaznia kërkon të reagojë në kampionat dhe të rikthehet...

Momente paniku në Tiranë! Makina përplaset me urbanin, autobusi godet edhe një motor të parkuar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në...

Benet Beci ia dredh Ramës? Vizita të fshehta te baza e Spiropalit, lidhjet me Pëllumb Gjokën dhe dyshimet për aferat financiare

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza […]