Avokati i Popullit konstaton problematika në burgun e Reçit, kryesisht në shërbimin shëndetësor

Publikuar me datë:

Avokati i Popullit ka zhvilluar një inspektim në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Reç, me fokus vlerësimin e kushteve të trajtimit të personave të privuar nga liria dhe respektimin e të drejtave të tyre.

Gjatë vizitës, përfaqësuesit e institucionit u njohën nga afër me kushtet e akomodimit, shërbimet që ofrohen për të dënuarit, si dhe zhvilluan takime me drejtuesit e burgut dhe të burgosurit për të evidentuar problematikat kryesore.

Sipas gjetjeve paraprake, janë konstatuar disa përmirësime në funksionimin e institucionit, megjithatë mbeten ende çështje që kërkojnë ndërhyrje, veçanërisht në drejtim të shërbimit shëndetësor. Avokati i Popullit ka ngritur shqetësimin për nevojën e garantimit të një kujdesi shëndetësor më cilësor dhe në kohë për personat e privuar nga liria.

Në përfundim të inspektimit, institucioni theksoi se do të vijojë monitorimin e kushteve në IEVP Reç dhe do t’u rekomandojë autoriteteve përgjegjëse marrjen e masave konkrete për adresimin e problematikave të evidentuara, me qëllim respektimin e standardeve ligjore dhe të drejtave të të dënuarve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...