Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja/ SPAK kërkon burg përjetë për Plaurent Dervishajn, 35 vite për Julian Meçen

Publikuar me datë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë këtë të premte, më 8 maj, pretencën për Plaurent Dervishajn dhe Julian Meçen, dy të pandehurit lidhur me antentatin ndaj ish-prokurorit Arian Ndoja (sot deputet) dhe Aleksandër Lahos, ngjarje nga e cila humbi jetën shoferi Andi Maloku.

Prokurorët e SPAK-ut kanë kërkuar burgim të përjetshëm për Dervishajn, ndërsa për Meçen kanë kërkuar 35 vite burg.

Pretenca u paraqit nga prokurori Adnan Xholi, në mungesë të dy të pandehurve.

Kujtojmë se në atentatin e ndodhur në 1 Nëntor të 2019 tek mbikalimi i Shkozetit u plagos ish-prokurori Arian Ndoja, Aleksandër Laho i njohur si Rrumi i Sukthit dhe Andi Maloku, shoferi i ish-prokurorit i cili humbi jetën një javë më vonë në spital.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...