Arrestohet pedofili në Elbasan, dyshohet se tentoi të joshte të mitur për marrëdhënie seksuale

Publikuar me datë:

Një 59-vjeçar, banues në Elbasan është arrestuar nga Policia gjatë fundjavës, pasi dyshohet se tentonte të krijonte kontakte me të mitur me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale.

Mësohet se 59-vjeçari akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, mbetur në tentativë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ai siguronte numrat e telefonit të të miturve përmes mashtrimit dhe joshjes, më pas komunikonte me ta dhe i ftonte për takime, fillimisht në ambiente publike, si kafene, dhe më tej edhe në banesë.

Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota dhe për të përcaktuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë rast.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Europe Explores: Shqipëria, destinacioni më i mirë në Europë

Me titullin “Shqipëria kurorëzohet si destinacioni më i mirë...

Zjarret/ 4 vatra ende aktive, më kryesorja në Dajt-Qafë Priskë

Më 2 shtator 2026, në orën 20:00, të dhënat...