Arrestohet në Rinas pjesëtari i grupit të Marklen Hakës

Publikuar me datë:

Një 34-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e kësaj të mërkure nga forcat “Shqiponja” në zonën e Rinasit.

Në pranga ka rënë Aurel Deliu, banues në Nikël, i cili dyshohet si pjesë e grupit të Marklen Hakës.

Sipas burimeve, ai është kapur teksa lëvizte me automjet dhe mbante me vete një armë zjarri pistoletë.

Në momentin e ndalimit, Deliu ndodhej në shoqërinë e një personi tjetër, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije.

Deliu rezulton person me precedent penal dhe i njohur për autoritetet. Në vitin 2021, ai është arrestuar në Tiranë së bashku me shtetasin Alban Tufa, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, Marklen Haka dhe Bledar Kurti, pasi nuk iu bindën urdhrit të policisë për kontroll.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur më tej aktivitetin e tij dhe lidhjet me persona të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...

Studentët e Shkodrës ngrihen nesër në protestë për Zvërnecin e Rrjollin

Studentë të disa degëve universitare të Shkodrës dhe maturantë...