Autoritetet në ishullin e Mykonos po hetojnë një rast të rëndë të denoncuar nga një turiste 18-vjeçare nga Italia, e cila ka raportuar se është përdhunuar në një beach bar. Policia greke ka vënë në pranga një 23-vjeçar nga Kosova në lidhje me këtë incident.
Sipas deklarimeve të 18-vjeçares para hetuesve, ngjarja ka ndodhur në një shezlong të një prej beach bar-eve të njohur të ishullit, ku ajo ndodhej së bashku me të riun kosovar.
E reja ka rrëfyer përpara autoriteteve se kishte konsumuar shumë alkool dhe ndodhej në një gjendje ku, sipas asaj që ka pohuar, nuk ishte në gjendje të reagonte. Ajo e ka akuzuar 23-vjeçarin se ka përfituar nga kjo situatë për të kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj.
Menjëherë pas denoncimit, policia nisi hetimet për të identifikuar dhe lokalizuar të dyshuarin. Pas verifikimeve në terren, autoritetet e identifikuan 23-vjeçarin në zonën e Platis Gialos, ku ai u ndalua dhe u arrestua.

