Armir Grima merr drejtimin e Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër

Publikuar me datë:

Armir Grima është zgjedhur në krye të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër, në zgjedhjet e zhvilluara këtë të premte në stadiumin “Loro Boriçi”. Ai pason në këtë detyrë Lazër Matinë, i cili dha dorëheqjen.

Grima ishte kandidati i vetëm për këtë post, pasi 20 nga 21 shoqatat me të drejtë vote në Qarkun Shkodër e kishin propozuar për drejtimin e institucionit.

Ish-portieri dhe kapiteni i Vllaznisë, i cili aktualisht drejton Kombëtaren e vajzave, merr përsipër një detyrë të re në futbollin shkodran, pas një karriere të gjatë si futbollist dhe trajner.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related