Ardit Çylybyli ka reaguar me ironi pas pamjeve të personave civilë me shkopinj bejsbolli pranë selisë së Partisë Socialiste, të cilët dhunuan protestuesit në Tiranë.
Përmes një postimi, Çylybyli ironizon sloganin për integrimin europian të Shqipërisë deri në vitin 2030, duke e vënë përballë pamjeve të publikuara gjatë protestës.
“Selia e Partisë Socialiste në Tiranë, bëhu gati për Shqipërinë në BE 2030”, shkruan ai me ironi, duke kundërshtuar më pas këtë mesazh me pretendimin se qeveria dhe selia e PS-së drejtohen nga banda që, sipas tij, kanë marrë peng kryeministrin Edi Rama.

