Arben Ahmetaj: Mandati i katërt i Ramës do të jetë fundi politik, sot u takua me Ballukun te “Vila e kuqe”

Ndërkohë që protestat studentore dhe qytetare në kryeqytet kanë hyrë në ditën e tretë, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka bërë deklarata të forta.

Gjatë një interviste, Ahmetaj tregoi se kryeministri Edi Rama është mbyllur në një takim konsultativ urgjent me zëvendëskryeministren Belinda Balluku në “Vilën e Kuqe” – duke anashkaluar mendimet e figurave të tjera të mazhorancës, sipas tij.

“Duhet ta dini që sot ai është konsultuar me plaçkitësen. Nuk pranon të konsultohet me mendjet racionale të mbetura brenda Partisë Socialiste. Është konsultuar me plaçkitësen te ‘Vila e Kuqe’, verifikojeni”, deklaroi Ahmetaj.

Ish-zëvendëskryeministri u ndal edhe te valët e revoltës që kanë përfshirë vendin, duke e përkufizuar këtë lëvizje si “gjetjen e shpirtit të popullit”. Ai paralajmëroi se një mandat i katërt për Ramën do të shënonte fundin e tij politik.

“Mandati i katërt i vjedhur do të jetë varrezë politike dhe kam thënë që do të ketë një shpërthim, sepse populli ka qenë në kërkim të një shpirti të vet dhe e ka gjetur.

Sot, kush flet për dëmtim duhet të numërojë vjedhjet e plaçkitëses (Belinda Balluku), drogën që kanë futur me lejen e kreut të organizatës (Edi Rama), tenderat e rrugëve, të ndërtimit. Pse ia hedhin fajin popullit? Ky e vrau politikën për breza.

Do të isha naivi më i madh të besoja se ndonjë nga ish-kolegët e mi… Nuk pres që t’u çojnë një copëz arsye. Unë mendoj sot se të gjithë shqiptarët, gjithçka që ka ndodhur, është një mesazh. Nuk ka paqe në një shtet me në krye kreun e organizatës”, u shpreh ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe