Anëtarja e Këshillit Bashkiak të PS Shkodër, Jona Leqejza kundër projektit në Zvërnec: Një hotel ndërtohet diku tjetër, një lagunë jo

Publikuar me datë:

Anëtarja e Këshillit Bashkiak të PS, e Shkodrës, Jona Leqejza, ka reaguar lidhur me projektin e investimit në Zvërnec, duke ngritur pikëpyetje mbi përfitimet afatgjata të tij përballë kostove mjedisore që mund të sjellë.

Në një postim në rrjetet sociale, Leqejza shprehet se debati nuk duhet të fokusohet te shuma e investimit apo numri i vendeve të punës që premtohen, por te vlera që humbet nëse preket një ekosistem unik natyror. Sipas saj, argumenti i vendeve të punës nuk është bindës, pasi turizmi është tashmë një sektor i zhvilluar në Shqipëri dhe mundësi punësimi do të krijohen gjithsesi.

Ajo thekson se lagunat, peizazhet natyrore dhe ekosistemet nuk mund të rikrijohen pasi të jenë dëmtuar, ndërsa shton se resortet e mbyllura shpesh mbajnë brenda tyre pjesën më të madhe të përfitimeve ekonomike, duke lënë më pak vlerë për komunitetin lokal.

Reagimi i plotë

Për mua, pyetja më e ndershme për Zvërnecin nuk është sa milionë do të investohen apo sa vende pune do të hapen.

Pyetja është: a do të prodhojë ky projekt më shumë vlerë afatgjatë sesa vetë zona po të ruhej si ekosistem natyror dhe destinacion turistik i qëndrueshëm?

Argumenti i vendeve të punës nuk më bind. As ai i “brandeve” luksoze, aq më tepër kur vijnë nga sisteme që grave u rezervojnë shtypjen, ndërsa turistëve perëndimorë u shesin luksin dhe golden showers. Turizmi nuk është një industri e rrallë që Shqipëria nuk e ka. Vende pune në turizëm do të krijohen gjithsesi.

Por një lagunë, një peizazh unik dhe një ekosistem i tërë nuk rikrijohen dot. As me studiot më prestigjioze të arkitekturës dhe as me 500D rendering.

Resortet e mbyllura, zakonisht, mbajnë brenda mureve të tyre një pjesë të madhe të përfitimit ekonomik. Zhvillimi i shpërndarë ka më shumë gjasa të lërë vlerë te komuniteti lokal.

Një hotel mund të ndërtohet diku tjetër.

Një Zvërnec nuk ndërtohet. As një Rrjoll.

Dhe nuk ekzistojnë as ata overlordët mitologjikë që paskan fuqinë t’i ndalojnë një shteti sovran të rishqyrtojë një angazhim kur kupton se lloji i turistit që kërkon nuk është ai që të lag me shampanjë, por ai që vjen për të pushuar shpirtin dhe për t’u përballur me diçka që nuk e ndërtoi vetë.

Sepse, në fund, natyra mbetet kujtesa më e mirë se askush prej nesh nuk merr gjë me vete, përveç fytyrës me të cilën jetoi dhe bindjeve që mbrojti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Minatorët e Bulqizës bojkotojnë punën, kërkojnë zgjidhje për kontratat dhe pagat

Punëtorët e minierës së Bulqizës kanë bojkotuar punën këtë...

Rruga Milot–Balldren, reagon Kliti Hoti: Shembull i abuzimit me fondet publike

Deputeti Kliti Hoti ka rikthyer në vëmendje debatin mbi projektin e rrugës Milot–Balldren, të cilin ai e cilëson si një nga shembujt më problematikë të menaxhimit të fondeve publike në vend. Sipas Hotit, kjo vepër infrastrukturore mund të shërbejë si ilustrim në çdo trajnim apo leksion mbi abuzimin me fondet publike dhe mungesën e transparencës […]