Alarm te Vllaznia para Malishevës, vetëm një nga afrimet e verës figuron në listën e UEFA-s

Publikuar me datë:

Pak ditë para debutimit në Conference League, Vllaznia përballet me një situatë të vështirë sa i takon përbërjes së skuadrës. Sipas raportimeve të Panorama Sport, klubi shkodran nuk ka mundur të regjistrojë shumicën e futbollistëve të afruar gjatë merkatos së verës për ndeshjen ndaj Malishevës.

Shkak për këtë situatë raportohet të jenë detyrimet financiare të pashlyera dhe bllokimi i merkatos nga FIFA, pas proceseve të humbura me ish-lojtarë dhe detyrimeve ndaj palëve të treta.

Në listën e dorëzuar në UEFA, Herald Marku rezulton i vetmi futbollist i afruar këtë verë që është regjistruar për ndeshjen europiane. Ndërkohë, trajneri do të ketë alternativa të kufizuara, veçanërisht në repartin defensiv, ku në dispozicion figurojnë vetëm tre mbrojtës të mirëfilltë.

Jashtë listës ka mbetur edhe sulmuesi Rrok Toma, i ardhur në formë huazimi nga Partizani, i cili ishte menduar si një armë shtesë për sfidat europiane.

Vllaznia do të presë Malishevën të enjten në stadiumin “Loro Boriçi”, në takimin e parë të raundit kualifikues të Conference League, me sfidën që starton në orën 20:00.

Burimi: Panorama Sport

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Rama po e përdor koncertin e Kanye West si antimiting”- Këlliçi

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka shprehur shqetësimin...

Sara Mila: “Pas protestës PD nuk do të ekzistojë më”

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka bërë komente...

Njihuni me shqiptarët profesionistë që protestojnë në Tiranë

Ajo që nisi si një protestë kundër ndërtimit të...