Alarm në 10,000 shkolla në Poloni për “Të Premten e Përgjakshme”. Disa adoleshentë të arrestuar pas kërcënimeve

Publikuar me datë:

Policia polake ka arrestuar 10 persona, kryesisht adoleshentë, pas kërcënimeve për sulme ndaj shkollave, ndërsa vendi është përfshirë nga frika për ngjarje të tjera të dhunshme. Alarmimi vjen pas dy sulmeve me thikë në shkolla brenda pak ditësh dhe përhapjes së thashethemeve në rrjetet sociale për një të ashtuquajtur “Të Premte të Përgjakshme”, më 9 tetor.

Autoritetet kanë vënë në gatishmëri rreth 10 mijë shkolla, ndërsa u kanë bërë thirrje qytetarëve të mos përhapin informacione të pakonfirmuara që mund të shtojnë panikun ose të nxisin akte të tjera të dhunshme.

Në rrjetet sociale janë përhapur pretendime se sulmet e fundit mund të jenë pjesë e një sfide në internet. Megjithatë, policia deklaroi se deri më tani nuk ka gjetur prova që të mbështesin ekzistencën e një sfide të organizuar në shkallë kombëtare. Ministri polak i Çështjeve Dixhitale, Krzysztof Gawkowski, tha për televizionin TVN24 se në internet po qarkullojnë shumë informacione të rreme dhe reagime emocionale, të nxitura nga shqetësimi i publikut.

😱 Two knife attacks at schools in Poland in just two days: one person killed and 11 others injured
On the morning of October 8, a 15-year-old former student attacked people with a knife at a primary school in Leszczydół-Nowiny, near Warsaw.

A 37-year-old female school employee was killed. The school’s principal and a teacher were injured while trying to stop the attacker. Their injuries are not life-threatening. Emergency services and an air ambulance were dispatched to the scene.
A day earlier, on October 7, a 19-year-old man carried out a knife attack at a school in Ostrołęka. Ten people were injured, including the attacker himself.
Police also prevented another potential school attack in the town of Sierpc, where a 17-year-old was detained carrying two knives. According to Polish Interior Minister Marcin Kierwiński, the teenager had been searching online for information on how to carry out a bloody attack.
— NEXTA (@nexta_tv) October 8, 2026

“Megjithatë, nuk ka prova të një kërcënimi nga një grup njerëzish që koordinohen për të dëmtuar dikë sot”, u shpreh ai, duke shtuar se nuk mund të përjashtohet mundësia e veprimeve të izoluara ose e imitimit të krimeve të fundit. Frika u shtua pas dy ngjarjeve të rënda të raportuara në shkollat polake. Të enjten, një 15-vjeçar sulmoi me thikë ish-shkollën e tij në Leszczydół-Nowiny, pranë Varshavës, duke vrarë një punonjëse 37-vjeçare dhe duke plagosur dy të rritur të tjerë.

Një ditë më parë, një 19-vjeçar plagosi nëntë persona me thikë në një tjetër shkollë. Dy ngjarjet kanë rritur shqetësimin e prindërve dhe kanë nxitur autoritetet të marrin masa shtesë sigurie. Policia njoftoi se 10 personat e arrestuar dyshohet se kanë bërë kërcënime, kryesisht në internet. Mes tyre është një 13-vjeçar nga Varshava, i cili publikoi fotografinë e një thike në grupin e bisedës së klasës dhe kërcënoi disa shokë.

Një tjetër 14-vjeçar u arrestua në shkollën e tij në kryeqytet, ku iu gjetën një thikë dhe fishekzjarrë. Gjithashtu, dy 15-vjeçarë nga qarku Pruszków u arrestuan pasi publikuan në internet një video ku bënin kërcënime. Autoritetet polake po vijojnë kontrollet dhe hetimet për të përcaktuar nëse kërcënimet kanë lidhje me sulmet e fundit, ndërsa u bëjnë thirrje qytetarëve të mbështeten te njoftimet zyrtare dhe të shmangin përhapjen e thashethemeve.

  • policia polake

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Një viktimë nga virusi Shamonda në Francë, OBSH qetëson: Nuk pritet përhapje e gjerë

Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk pret një përhapje të...

Studimi i ri për vaksinën e personalizuar kundër kancerit: Rreziku i vdekjes ulet me 42%

Një vaksinë e personalizuar kundër kancerit, në kombinim me...

Francë/ Hapi zjarr nga makina duke vrarë 1 person dhe plagosur 5 të tjerë, Macron: Sulm terrorist racist

Një person u vra dhe pesë të tjerë u plagosën në një sulm me armë zjarri të ndodhur në Trappes dhe La Verrière, në jugperëndim të Parisit. Viktimat përfshijnë edhe një vajzë 12-vjeçare, ndërsa tre nga të lënduarit ndodhen në gjendje të rëndë. Autori i dyshuar është arrestuar dhe hetimi është marrë në dorë nga […]