Aktivisti: “Rama ka rënë, por s’e kupton. Në 4 korrik protestë madhështore”

Publikuar me datë:

Shkëlzen Bushi, protestues dhe aktivist, ka ndarë mendimin e tij mbi situatën politike aktuale në Shqipëri, si dhe mbi protestat masive që janë organizuar kundër kryeministrit Edi Rama dhe reagimet e klasës politike gjatë ditëve të fundit.

Bushi ka adresuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit, si dhe ndaj liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke vënë në dukje paqartësitë e qëndrimeve të tyre për zërin qytetar.

Sipas aktivistit, reagimet e Ramës reflektuan një formë dobësie, ndërsa ai theksoi edhe përçarjet dhe ngatërrimet brenda opozitës.

“Një kryeministër të merret me individë, një nga një, për mua nuk është kryeministër. Plus pala tjetër, Sali Berisha që thotë nuk mbështet protestën, por pas disa ditësh thotë që e mbështet protestën. Çfarë është kjo? Unë jam vetëm një zë protestues,” tha ai.

Përsa i përket mundësisë së një skenari që përfshin rrethimin e Parlamentit në ditën e nesërme, Bushi është shprehur me një qasje të kujdesshme: “Protestë sërish në Parlament nesër? Nuk kemi plane. Gjithçka mësohet kur ndodh.”

Ndërsa përfundoi fjalën e tij, Bushi dha një informacion të rëndësishëm mbi hapat e ardhshëm të lëvizjes qytetare, duke ftuar të gjithë shqiptarët pa përjashtim që të bashkohen në shesh.

“Në 4 korrik do shohim një protestë madhështore kombëtare. Protesta është e lirë dhe nuk përfaqësohet nga askush dhe ndaj të gjithë shqiptarët janë të ftuar të vijnë në protestë,” përfundoi Bushi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Arrestohet Rolan Sula, individi që dhunoi gazetarin Ilir Demalia

Rolan Sula, individi që goditi gazetarin Ilir Demalia, është...

Tragjedi/ 3 të vdekur gjatë festimeve në Meksiko për Kupën e Botës

Tre individë kanë humbur jetën në Mexico City ndërsa...