Aktivisti shkodran Mirsad Basha ka akuzuar drejtuesit e Bashkisë Shkodër për, sipas tij, keqinformim mbi cilësinë e ujit në plazhin e Velipojës. Duke iu referuar të dhënave zyrtare të monitorimit evropian të ujërave për larje, Basha pretendon se gjatë viteve 2024 dhe 2025 Velipoja nuk është vlerësuar me kategorinë “Shkëlqyeshëm”, por “I mirë”. Ai thekson se, megjithëse plazhi mbetet një destinacion me ujë të pastër dhe natyrë të mrekullueshme, rënia me një kategori duhet të shërbejë si sinjal alarmi dhe jo të zëvendësohet me propagandë politike.
Reagimi i plotë
Mos mashtroni, por punoni!
Nqs futesh te faqja zyrtare e “Bathing Water Quality”, del qarte se kryetari i bashkise nuk ka thane te verteten ne postimin qe ka ba dje. Velipoja keto dy vitet e fundit nuk ka dale me ujin e plazhit ne kategorine “Shkelqyeshem”, por “I mire” (mund ta shihni edhe ju ne linkun zyrtar).
Pra, sipas monitorimeve te kryme ne baze te standardeve evropiane te Bathing Water Quality, kena ra nje nivel ma poshte gjate dy viteve te fundit, kjo asht e verteta.
Megjithate, kjo nuk e ndryshon faktin se Velipoja asht shume mire, me rane te paster e uje kristal, dhe duhet vizitu pa asnji dyshim.
Jena me fat qe e kena kete pasuni natyrore.
Por ka nji problem tjeter edhe ma te madh. Prej tre vitesh drejtuesit e bashkise, Ermira Teliti dhe Benet Beci nuk e kane pase Velipojen prioritet, as ne vemendje e as ne sherbime 12-mujore. Velipoja nuk mundet me ekzistu per drejtuesit e bashkise vetem dy muaj ne vere. Prandaj duhet me reagu e me punu seriozisht.
Duhet me u pyet pse ne vitet 2024 dhe 2025 plazhi i Velipojes ka ra prej nivelit “Shkelqyeshem” ne nivelin “I mire”. Kjo asht nji kambane alarmi dhe tregon se mungesa e vemendjes po jep pasoja. Velipoja sot asht ende ne gjendje shume te mire dhe normal qe duhet vizitu, por kjo nuk do te thote se duhet me u kenaq me propagande ne vend te punes konkrete.
Ermira Teliti dhe Benet Beci, nqs doni me ju referu studimeve te BE-se, atehere thirrini mendjes. Shikoni faqen zyrtare lexoni mire te dhenat dhe mos bani lajme fallco. Bani pune konkrete!
(Linku i BE https://www.eea.europa.eu/…/state-of-bathing-waters-in… )

