Aktivisti Kola: Sot jemi në shesh për pensionistët

Publikuar me datë:

Aktivisti Arben Kola, para fillimit të protestës së 18-të qytetare për kërkesën e dorëheqjes së kryeministrit Edi Rama, theksoi se qëllimi i protestës mbetet i pandryshuar: dorëheqja e kreut të qeverisë.

“Protesta e sotme është e ngjashme me ato të mëparshme, me një fokus të vetëm: ‘Dorëheqje, dorëheqje, dorëheqje’. Ky është shqetësimi kryesor”, tha ai.

Kola solli në vëmendje situatën e pensionistëve, duke nënvizuar se protesta e sotme është e dedikuar veçanërisht brezit të tretë, që sipas tij, po përballen me çdo lloj vështirësie.

Arben Kola u shpreh: “Protesta e sotme nuk dallon shumë nga ato të tjera; theksi është ‘DORËHEQJE, DORËHEQJE, DORËHEQJE’. Ky është qëllimi i qartë. Ndërsa ne marshojmë, mund të ketë disa ndryshime të vogla, pasi disa kërkojnë më shumë, ndërsa të tjerë më pak.”

Ai vazhdoi duke thënë: “Ne, 10 milion shqiptarë, kemi 6 milion ide, 3 milion platforma, dhe rreth 1 milion kandidat për të votuar, ndërsa gati 500 mijë janë të interesuar për postin e kryeministrit, por nuk dimë se si të veprojmë.”

Duke iu referuar brezit të tretë, Arben Kola theksoi se ata janë të braktisur si pasojë e shpopullimit. “Ata kanë mbetur pas dore me pensione të papërfillshme, pa ilaçe dhe ndihmë. Kemi një detyrë ndaj këtij brezi, i cili ka punuar dhe u përpoq për Shqipërinë, pavarësisht manipulimeve nga sistemi i kaluar dhe nga ky regjimi 35-vjeçar,” përfundoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

U mbyt në liqenin e Ulzës dy ditë më parë, nxirret nga uji trupi i 37-vjeçarit

Pas një periudhe kërkimesh që zgjati 48 orë, është...

Plas te Zvicra në Botëror, shkak bëhet kapiteni Granit Xhaka

Atmosfera te ekipi kombëtar i Zvicrës është tensionuar pas...